Përse ja vlen të zgjedhësh mundësitë që ofron tregu i ngarkesave Teleroute?
Përfitimet kryesore
Teleroute është ofruesi KRYESOR i shërbimeve elektronike dhe zgjidhjeve novatore për specialistët në fushën e transpedicionit dhe logjistikës. Kjo do të thotë, se e kuptojmë aktivitetin Tuaj dhe e dime, se çfarë nevojitet, për të arritur sukses. A ke nevojë për argumentim? Ja pra disa nga arsyet, për të cilat ja vlen të bashkëpunosh me firmë Teleroute:

Më tepër se treg ngarkesash
Teleroute siguron jo vetëm një numër të madh ngarkesash dhe automjetesh në Evropë, por edhe një gamë të gjerë të shërbimeve shtesë të avancuara, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e rendimentit të punës tënde: planifikuesin e rrugës, Katalogun e firmave të transpedicionit, komunikuesin Freight Talk dhe shumë të tjera.
Zgjidhje sipas nevojave
Pa marrë parasysh, nëse klient i firmës sonë është një drejtues automjeti, pronar i një firme të mesme spedicioni, apo një kompani ndërkombëtare logjistike, Teleroute siguron zgjidhje të një cilësie të lartë që i përshtaten nevojave të përdoruesve. Në varësi nga zhvillimi i aktivitetit Tuaj është gjithmonë i mundur modifikimi i kërkesave kundrejt tregut të ngarkesave.
Paguaj vetëm për atë, për çka ke nevojë
Çdo firmë ka nevoja të ndryshme. Për këtë arsye Teleroute ofron zgjidhje të përshtatshme, apo paketa, në mënyrë që t’u shërbejë më mirë klientëve. Duke bashkëpunuar me ne klientët paguajnë vetëm për atë, për çka kanë nevojë!
Një firmë më afër përdoruesve
Teleroute flet në shumë gjuhë. Grupet tona të ekspertëve në 27 vende të Evropës e kuptojnë aktivitetin tënd. E për arsye se flasin në të njëjtën gjuhë, kuptojnë edhe nevojat e Tua !
25 vjet eksperiencë
Brenda vetëm 25 vjetëve firma Teleroute ka krijuar një treg ngarkesash shumë të njohur në Evropë. Në sajë të përvojës së madhe të 200 ekspertëve tanë, firma jonë ndihmon në përmirësimin e rendimentit të punës dhe në rritjen e fitimeve – çdo ditë.
Mbështetje për ambientin
Sipas të dhënave më të fundit një në çdo tre automjete në Evropë lëviz pa ngarkesë. Zgjedhjet që ofron tregu i ngarkesave Teleroute ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të automjeteve të zbrazëta, përmirësimin e volumit të ngarkesave, e për rrjedhojë ndihmojnë edhe në ruajtjen e ambientit.
Informacione interesante
- Një në tre automjete në Evropë udhëton pa ngarkesë
- Çdo ditë sistemin Teleroute e përdorin 70 mijë përdorues
- Çdo ditë kemi në sistem 200 mijë oferta ngarkesash në çdo moment
- Çdo ditë bëjmë të mundur dërgesën e mbi 1,2 milion tonë ngarkesash
- Në çdo sekondë në sistemin Teleroute hyjnë dy oferta të reja