[lblChooseCountry]

GOBanner

Teleroute GO

Gjej sot një ngarkesë

Mund të regjistrohesh në tregun Teleroute GO, për të gjetur një ngarkesë menjëherë! Mjafton të zgjedhësh një paketë dhe mënyrën e pagesës, dhe brenda një dite do të marrësh emrin e përdoruesit dhe parullën.

Paguaj vetëm për atë, për çka ke nevojë

Nëse kërkon ngarkesë vetëm herë pas here, Teleroute GO do të zvogëlojë shpenzimet e tua në mënyrë të ndjeshme: me Teleroute GO Flex paguan vetëm për ofertat e ngarkesave, për të cilat je i interesuar.

Kërkim i shpejtë dhe i thjeshtë i ngarkesës

Teleroute GO Kërkuesi i Shpejtë i Ngarkesave të jep mundësi që shpejt dhe thjeshtë të njihesh me mijëra oferta ngarkesash aktuale dhe të besueshme (vetëm ofertat „mallra të përgjithshme”).

TGO_small_truck

Siguria dhe mbrojtja e tregut

Të dhënat e regjistrimit të të gjjithë klientëve kontrollohen përpara se të hyjnë në tregun e ngarkesave. Ndodh kështu, sepse duam të kemi siguri, se të gjithë klientët tanë do të veprojnë në një treg të mbrojtur dhe të sigurt.

Agjenti kërkues: mos e anashkalo ofertën

Nëse për momentin humb lidhjen me sistemin Teleroute, agjenti kërkues informon për ofertat e ngarkesave të bëra përgjatë rrugës, për të cilën firma përdoruese ka shprehur interes. Pas vënies në punë të agjentit, përdoruesi do të marrë informacion për ofertat që plotësojnë kërkesat e tij nëpërmjet postës elektronike, apo mesazheve SMS. Vënia në punë e agjentit kërkues bëhet FALAS. Mund të përzgjidhet, nëse dëshirohet që të vijë vetëm një lajmërim për ofertat, apo të dërgohen të gjitha ofertat me të dhënat e plota, në mënyrë që përdoruesi t’u përgjigjet menjëherë atyre. Të gjitha lajmërimet e dërguara nëpërmjet postës elektronike janë FALAS. Përdoruesi paguan vetëm për marrjen e ofertave me të dhënat e plota, apo për mesazhet SMS.

Informimi për automjetin: një mënyrë inteligjente për kursimin e kohës

Gjatë kërkimit të ngarkesave programi Teleroute GO mundëson ndryshimin e kritereve të kërkimit në formën e përshkrimit të tonazhit të automjetit. Automjeti i lirë mund të jetë i dukshëm për të gjithë përdoruesit e sistemit Teleroute thjesht me një shtypje të butonit të mausit. Programi Teleroute GO do të informojë automatikisht për ofertën e automjetit të gjithë subjektet që ofrojnë ngarkesa, e ndoshta dikush prej këtyre të fundit do të kontaktojë përdoruesin që ben ofertën për automjetin. Informimi për automjetin është i shpejtë i thjeshtë dhe për më tepër FALAS!

Sistemi i përllogaritjes së rrugëve FALAS: optimalizo rrugët

Sistemi standard i përllogaritjes së largësisë midis destinacioneve mund të përdoret për llogaritjen e rrugës, ose për të parë hartën e saktë me adresën në fjalë. Sistemi paraqet rrugët e sakta, harta të një cilësie të lartë dhe funksione të ndërlikuara të punës me harta (zmadhimi dhe zvogëlimi).

Katalogu i firmave të transportit FALAS: njih me kë po bën biznes

Përdorimi i katalogut të firmave të transportit mundëson gjetjen e të dhënave të sakta aktuale të secilës firmë që ofron ngarkesë. A kërkon një firmë spedicioni në Francë? Apo ndoshta një magazinë në Gjermani? Katalogu i firmave të transportit jep përgjigje. Ja vlen të kihet parasysh se të dhënat duhen aktualizuar gjithmonë, sepse dikush mund të kërkojë firmën tënde!

Komunikim i shpejtë nëpërmjet SMS

Duke përfituar nga informacioni i marrë drejtpërdrejtë nga tregu i ngarkesave mund të informosh shoferin nëpërmjet mesazheve SMS, ku dhe kur duhet të marrë apo të lerë ngarkesën në fjalë.


Me çfarë mund të ndihmojmë?

Na telefono
+48 22 539 58 04