[lblChooseCountry]

FreightTalk

Teleroute Freight Talk

I thjeshtë po aq sa edhe telefoni, por më i shpejtë!

Programi Freight Talk është mjet që shërben për përcjelljen e lajmeve të menjëhershme në fushën e transporteve. Në këtë sektor faktori kohë luan një rol shumë të rëndësishëm, prandaj nuk mund të lejohet që linjat e zëna telefonike të pengojnë në punë. Pas instalimit të mjetit Freight Talk në kompjuter bëhet i mundur negocjimi, pranimi dhe ndjekja e porosive për transportim më shpejt dhe në mënyrë më të sigurt.

 

Përfitimi kryesor

Jo më linja të zëna! Në sajë të komunikimit më të mirë mund të rriten fitimet.

Versioni standard i mjetit Freight Talk është FALAS!

Përdoruesit e tregut të ngarkesave Teleroute do të marrin FALAS versionin Standard. Kjo jep më tepër mundësi për kryerjen e ofertave në tregun e ngarkesave. Mund të shprehësh menjëherë interesimin tënd për ofertën, edhe në momentin, kur subjekti, i cili e ka bërë atë, po bisedon në telefon. Mjafton të pranohet, dhe pastaj shumë thjeshtë mund të ndiqet kryerja e porosisë për transport.

 

Mjeti Freight Talk në versionin Premium

Mjeti Freight Talk në versionin Premium zgjeron përfitimet e siguruara nga versioni standard: Mund të kontaktohet me pjesëmarrës në tregun e ngarkesave, apo me persona jashtë tij, mund të administrohet lista e kontakteve, mund të shënohen numrat e telefonave apo adresat e-mail, mund të bëhen njëkohësisht shumë biseda për ngarkesa apo për automjete, si dhe të pranohen, apo ndiqen porosi për transportim pa qënë nevoja e ngritjes së dorezës së telefonit.


Me çfarë mund të ndihmojmë?

Na telefono
+48 22 539 58 04