[lblChooseCountry]

Planeri i rrugëtimeve

Planeri i rrugëtimeve

Përllogaritjet e rrugëve dhe të shpenzimeve që plotësojnë nevojat për transport

Kursimi i kohës dhe i pareve

Kurrë më surpriza të pakëndshme! Egziston mundësia e optimalizimit të përllogaritjeve të largësisë midis destinacioneve dhe shpenzimeve, në sajë të të cilave konkurenca mbetet mbrapa.

Sistemi i përllogaritjes së largësisë midis destinacioneve

Sistemi Teleroute është shumë më tepër sesa një treg i thjeshtë ngarkesash. Sistemi i përllogaritjes së largësisë midis destinacioneve u krijua veçanërisht për persona që punojnë në fushën e transporteve, duke u siguruar atyre këto mundësi:

    • Një interface i thjeshtë dhe i shpejtë për llogaritjen e rrugës me lehtësi
    • Funksione ndihmëse, si për sembull zmadhimi dhe zvogëlimi, lëvizja e hartës, shtypja dhe të tjera
    • Harta të të gjitha vendeve, të përgatitura me një cilësi të lartë të garantuar nga firma Map&Guide.

Ofrohen dy versione:

Sistemi i përllogaritjes FALAS në versionin Standard

Sistemi standard i përllogaritjes mund të përdoret për planifikimin e rrugëve lub paraqitjen e hartës me adresën e saktë të destinacionit. Sistemi mundëson njohjen me qytete të ndryshme në gjithë Evropën, si dhe paraqet rrugët e sakta, harta të një cilësie të lartë si dhe funksione të ndërlikuara të përdorimit të hartave (zmadhim dhe zvogëlim).

Sistemi standard i përllogaritjes së largësisë midis destinacioneve është i integruar plotësisht me tregun e ngarkesave Teleroute. Kjo gjë mundëson llogaritjen e rrugës vetëm me anë të një shtypjeje të mausit, gjetjen e rrugës së saktë si dhe të kohës së udhëtimit të automjetit në lidhje me ofertën që po ndiqet. Përllogaritja e rrugëve ofrohet FALAS në programet Teleroute PRO.

Sistemi i përllogaritjes së largësisë midis destinacioneve në versionin Premium

Sistemi i përllogaritjes së largësisë midis destinacioneve në versionin Premium është një aplikim i ndërtuar së bashku me firmën Map&Guide, i cili siguron funksione ndihmëse për subjekte ekonomike që merren me transport:

    • përzgjedhja e tipit të automjetit me qëllim përshtatjen e llogaritjeve me nevojat e subjektit;
    • llogaritja e saktë e rrugës dhe e kohëzgjatjes së udhëtimit (kjo, në varësi edhe nga automjeti);
    • llogaritja e rrugëve të dyta si alternativë në varësi nga trafiku nëpër rrugë;
    • llogaritja e kostos së lëndës djegëse (në varësi nga automjeti);
    • llogaritja e pagesave për Austrinë, Zvicrën, Çekinë, Gjermaninë, Spanjën, Francën, Italinë dhe Poloninë;
    • një hartë të Evropës të një cilësie shumë të lartë;
    • harta aktuale dhe informacione për trafikun rrugor;
    • edhe shumë funksione të tjera.

Sistemi i përllogaritjes së largësisë midis destinacioneve në versionin Premium ofrohet vetëm për përdoruesit e programeve Teleroute PRO. Bëju klient i firmës Teleroute dhe përfito nga prova dyjavore e sistemit të përllogaritjes së largësisë midis destinacioneve në versionin Premium.


Me çfarë mund të ndihmojmë?

Na telefono
+48 22 539 58 58