[lblChooseCountry]

Prodhimet dhe shërbimet

Teleroute GO

Kliko dhe ngarko!

Teleroute GO përbën një zgjidhje të thjeshtë dhe të shpejtë të tregut të ngarkesave për përdorues që kërkojnë shërbime transporti herë pas here. Ajo bën të mundur gjetjen e ofertave të vlefshme në çdo kohë e vend.

 

SmallBanner_GO
  • Një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë
  • E parashikuar për përdorues që kërkojnë shërbime vetëm herë pas here
  • Ideale për zotëruesit dhe drejtuesit e automjeteve
[Më tepër]


Teleroute PRO

Razvij svojo dejavnost!

Programi Teleroute PRO u krijua për t’i dalë përpara nevojave të përdoruesve të rregullt – si atyre që paraqesin oferta, ashtu edhe atyre që i kërkojnë ato. Mund të përdorësh FALAS mjete të tilla kërkimi si: katalogu i firmave të transportit, sistemi i përllogaritjes së largësive midis destinacioneve, si dhe mjetet Freight Tools i Freight Talk.

 

SmallBanner_PRO_fin
  • Funksione më të ndërlikuara për kërkim, të cilat bëjnë të mundur gjetjen e ngarkesave me vlerë të konsiderueshme
  • Interface për paraqitjen e shpejtë të ofertave, i cili i jep përdoruesit kontroll të plotë
  • Mjete të menduara mirë, të cilat i kursejnë kohë dhe të ardhura të gjithë përdoruesve
[Më tepër]

 

Freight TalkFreight Talk

Freight Talk është një mjet që siguron shërbim të menjëhershëm, i parashikuar për fushën e transport-spedicionit. Komunikimi në lidhje me kërkesat për transport bëhet më shpejtë dhe më i sigurt sesa me anë të telefonit. Versioni i përgatitur për instalimin FALAS mund të merret nga përdoruesit e programeve Teleroute PRO. [Më tepër]

PI Screenshot 2Planeri i rrugëtimeve

Sistemi i përllogaritjes së largësive midis destinacioneve mund të përdoret për përgatitjen e udhëtimit apo thjesht për të gjetur rrugën e saktë drejt një adrese të caktuar. Përdorimi i informacionit të saktë përsa i përket rrugës bashkë me kohëudhëtimin, largësive dhe pagesave për një mjet transporti të caktuar do të mundësojë eliminim e shumë surprizave të pakëndshme. [Më tepër]

Company_dirKatalogu i firmave të transportit

Katalogu i firmave të transportit përbën një bazë të dhënash me vlerë, e cila është e përfshirë në programet Teleroute GO dhe Teleroute PRO. Ai ofron infromacion në lidhje me mijëra firma të çertifikuara transporti në mbarë Evropën. Tashmë do të jesh në gjendje të gjesh partnerë të besueshëm dhe të ruash profilin aktual të firmës tënde, sepse edhe ajo do të regjistrohet në katalogun e firmave të transportit. [Më tepër]

SMSSMS

Mesazhet SMS mund t’u dërgohen drejtpërdrejtë nga kompjuteri personave në gjithë Evropën, duke përdorur një funksion të thjeshtë në internet. Nuk ke pse të humbasësh kohë – informacionet me rëndësi mund t’u dërgohen shoferave nëpërmjet mesazheve SMS!


Me çfarë mund të ndihmojmë?

Na telefono
+48 22 539 58 04